Montim, riparim dhe mirëmbajtje për të gjitha sistemet e kondicionimit
Nga split-i i shtëpisë te sistemet VRF për biznese.
Kontakto për të marrë një ofertë ose një vlerësim
Garanci 3 vjet mbi montimin Përvojë me markat kryesore në treg I certifikuar për riparime teknike dhe elektrike
- Vite përvojë
- 4
- Montime të kryera
- ~100
- Pajisje të riparuara, në repart dhe në terren
- 350+
- Garanci mbi montimin
- 3 vjet
Kondicionim dhe punime elektrike
Zgjidhni shërbimin për të parë çfarë përfshin, sa zgjat dhe kujt i shërben.
Kondicionim
Konsulencë dhe zgjedhja e sistemit
Më shumë: Konsulencë dhe zgjedhja e sistemitInspektim në vend, llogaritja e fuqisë dhe rekomandimi i sistemit të duhur për ambientin dhe buxhetin tuaj.
Montim split
Më shumë: Montim splitNjë njësi e brendshme dhe një e jashtme, e montuar me vakumim të plotë dhe testim me matje.
Montim multi-split
Më shumë: Montim multi-splitNjë njësi e jashtme me disa koka të brendshme, për apartamente dhe vila me shumë ambiente.
Sisteme VRF/VRV
Më shumë: Sisteme VRF/VRVSisteme qendrore për ndërtesa, hotele dhe zyra, me kontroll të veçantë për çdo ambient.
Diagnostikim dhe riparim
Më shumë: Diagnostikim dhe riparimKodet e gabimeve, kompresori, pllakat elektronike: gjejmë shkakun para se të ndërrojmë pjesë.
Kontroll rrjedhjeje dhe rimbushje gazi
Më shumë: Kontroll rrjedhjeje dhe rimbushje gaziGjejmë dhe riparojmë rrjedhjen me detektor dhe test me azot, pastaj rimbushim gazin në sasinë e saktë.
Çmontim dhe zhvendosje
Më shumë: Çmontim dhe zhvendosjeGazi mblidhet në njësinë e jashtme, aparati çmontohet pa dëmtime dhe rimontohet në vendin e ri.
Punime elektrike
Instalime elektrike
Më shumë: Instalime elektrikeRrjet elektrik i ri ose i rinovuar për apartamente, shtëpi dhe zyra, i ndarë në qarqe sipas përdorimit.
Paneli elektrik dhe siguresat
Më shumë: Paneli elektrik dhe siguresatMontim ose përmirësim i panelit, siguresa automatike për çdo qark dhe salvavita për mbrojtjen nga goditja elektrike.
Priza, çelësa dhe ndriçim
Më shumë: Priza, çelësa dhe ndriçimShtim ose zhvendosje prizash dhe çelësash, montim ndriçuesish dhe ndriçim LED brenda dhe jashtë.
Defekte elektrike
Më shumë: Defekte elektrikeSiguresa që hidhen, priza pa rrymë, drita që fiken: gjejmë shkakun me matje dhe e riparojmë.
Ku punojmë
Me bazë në Tiranë, punojmë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Këto janë qytetet ku punojmë më shpesh.
Tiranë Durrës Elbasan Lezhë Shkodër Korçë Fier Berat Vlorë
Montim që zgjat, jo vetëm që ndizet
Hapat që shpesh anashkalohen, por që vendosin sa vite do punojë mirë aparati.
Vakumim i plotë i linjës me pompë vakumi
Para se të hapet gazi, nga tubat nxirret ajri dhe lagështia me pompë vakumi, jo duke i "pastruar me gaz". Lagështia që mbetet në linjë dëmton vajin dhe kompresorin me kalimin e kohës.
Test presioni me azot
Linja mbushet me azot nën presion dhe kontrollohet që presioni të mos bjerë. Kështu rrjedhjet gjenden para se të hyjë gazi, jo pas disa javësh kur aparati nuk ftoh më.
Saldim me azot
Gjatë saldimit kalon azot brenda tubit, që bakri të mos oksidohet nga brenda. Përndryshe ashklat e oksidit qarkullojnë në sistem dhe bllokojnë valvulat dhe filtrat.
Testim final me matje dhe dorëzim me shpjegime
Në fund maten presionet, temperaturat dhe rryma, dhe krahasohen me vlerat e prodhuesit. Ju shpjegojmë përdorimin, pastrimin e filtrave dhe kur duhet thirrur ustai.
Nga mesazhi i parë te mirëmbajtja
1. Kontakti
Na shkruani në WhatsApp ose telefononi. Mund të dërgoni edhe foto të ambientit ose të aparatit.
2. Inspektimi dhe konsulenca
Shohim ambientin, bëjmë matjet dhe ju shpjegojmë cili sistem ka kuptim dhe pse.
3. Oferta e qartë
Merrni një ofertë me shkrim: çfarë përfshihet, çfarë paguhet veçmas dhe sa zgjat puna.
4. Montimi
Montim sipas standardeve tona: vakumim, test me azot, tuba dhe kabllo sipas aparatit.
5. Testimi dhe dorëzimi
Matim presionet, temperaturat dhe rrymën, pastaj ju tregojmë si ta përdorni dhe mirëmbani.
6. Mirëmbajtja e mëvonshme
Pastrim dhe kontroll periodik, që aparati të punojë me efikasitet për vite.
Markat me të cilat punojmë
Logot dhe emrat janë marka tregtare të pronarëve të tyre. Tregojnë markat me të cilat punojmë, jo partneritet zyrtar.
Përgjigje të shkurtra
Sa BTU më duhen për dhomën time?
Varet nga qyteti (sa i ftohtë është dimri dhe sa e nxehtë vera), sipërfaqja, lartësia e tavanit dhe sa mure të jashtme ka ambienti. Kalkulatori llogarit veçmas verën dhe dimrin dhe jep madhësinë që mbulon të dyja; ustai e konfirmon pasi sheh ambientin. Llogaritni BTU-të me kalkulatorin →
Pse më pikon kondicioneri brenda?
Shkaqet më të shpeshta janë tubi i kondensatës pa pjerrësi të mjaftueshme ose i bllokuar, filtrat shumë të ndotur ose njësia e montuar jo në nivel. Mos e lini pa kontroll: uji dëmton murin dhe pajisjet elektrike.
Sa shpesh duhet pastruar kondicioneri?
Filtrat e njësisë së brendshme mund t’i pastroni vetë çdo disa javë kur aparati punon shpesh. Pastrimi i plotë i baterive, ventilatorit dhe kondensatës bëhet nga ustai të paktën një herë në vit, mirë është para sezonit.
A ia vlen ngrohja me kondicioner në dimër?
Kondicionerët inverter ngrohin si pompë nxehtësie dhe zakonisht harxhojnë më pak energji se ngrohësit me rezistencë elektrike. Në zona shumë të ftohta ka rëndësi modeli dhe fuqia në temperatura të ulëta; ustai ju këshillon sipas rastit.
Kondicioneri nuk ftoh si duhet? Na shkruani në WhatsApp.
Përshkruani problemin dhe dërgoni një foto: ju përgjigjemi me hapat e radhës.
