Priza, çelësa dhe ndriçim
Priza aty ku ju duhen, drita që ndizen nga vendi i duhur dhe ndriçim që i përshtatet ambientit. Çdo pikë e re lidhet me qarkun e duhur, që të mos mbingarkohet.
Çfarë përfshin
Shtim, zhvendosje ose ndërrim prizash dhe çelësash Montim llambadarësh, spotesh dhe ndriçuesish LED Çelësa nga dy vende (korridor, shkallë) Ndriçim i jashtëm për ballkone, oborre dhe hyrje Kontroll që qarku e mban ngarkesën e re
Kujt i shërben
- Apartamente dhe shtëpi
- Zyra dhe dyqane
- Ambiente të jashtme: ballkone, oborre, hyrje
Nga punët tona
Pyetje për këtë shërbim
A mund të shtoj priza pa thyer murin?
Po, me kanalina të jashtme që vendosen në mur pa thyerje. Nëse muri do të suvatohet ose lyhet, prizat mund të futen edhe brenda tij.
Sa priza mund të lidhen në një qark?
Varet nga pajisjet që do të përdoren, jo vetëm nga numri i prizave. Pajisjet me fuqi të madhe kanë nevojë për qark të vetin.
Shërbime të tjera
Defekte elektrike
Më shumë: Defekte elektrikeSiguresa që hidhen, priza pa rrymë, drita që fiken: gjejmë shkakun me matje dhe e riparojmë.
Instalime elektrike
Më shumë: Instalime elektrikeRrjet elektrik i ri ose i rinovuar për apartamente, shtëpi dhe zyra, i ndarë në qarqe sipas përdorimit.
Paneli elektrik dhe siguresat
Më shumë: Paneli elektrik dhe siguresatMontim ose përmirësim i panelit, siguresa automatike për çdo qark dhe salvavita për mbrojtjen nga goditja elektrike.
Keni nevojë për këtë shërbim?
Na shkruani në WhatsApp: shërbimi është i zgjedhur, ju shtoni qytetin dhe, nëse doni, një foto.
