Defekte elektrike
Një siguresë që hidhet vazhdimisht ose një prizë pa rrymë ka gjithmonë një shkak: mbingarkesë, qark i shkurtër ose rrjedhje drejt tokës. Me matje e gjejmë ku është defekti para se të ndërrojmë diçka.
Çfarë përfshin
Kontroll i panelit, siguresave dhe salvavitës Gjetja e qarkut dhe e pikës me defekt Matje e izolimit dhe e tokëzimit Riparim ose zëvendësim i kabllove, prizave dhe çelësave Shpjegim i shkakut dhe çfarë duhet bërë më tej
Kujt i shërben
- Shtëpi dhe zyra ku hidhen siguresat
- Priza ose drita që nuk punojnë
- Kabllo, priza ose çelësa që ngrohen ose bëjnë shkëndija
Nga punët tona
Pyetje për këtë shërbim
Pse më hidhet siguresa?
Shkaqet kryesore janë shumë pajisje në të njëjtin qark, një qark i shkurtër ose një rrjedhje që e kap salvavita. Mos e ngrini siguresën vazhdimisht: shkëputni pajisjet dhe na kontaktoni.
Çfarë të bëj kur ndiej erë djegieje nga një prizë?
Fikni siguresën e atij qarku dhe mos e përdorni prizën. Era e djegies ose ngjyra e nxirë tregon mbinxehje, që duhet kontrolluar sa më shpejt.
Shërbime të tjera
Instalime elektrike
Më shumë: Instalime elektrikeRrjet elektrik i ri ose i rinovuar për apartamente, shtëpi dhe zyra, i ndarë në qarqe sipas përdorimit.
Paneli elektrik dhe siguresat
Më shumë: Paneli elektrik dhe siguresatMontim ose përmirësim i panelit, siguresa automatike për çdo qark dhe salvavita për mbrojtjen nga goditja elektrike.
Priza, çelësa dhe ndriçim
Më shumë: Priza, çelësa dhe ndriçimShtim ose zhvendosje prizash dhe çelësash, montim ndriçuesish dhe ndriçim LED brenda dhe jashtë.
Keni nevojë për këtë shërbim?
Na shkruani në WhatsApp: shërbimi është i zgjedhur, ju shtoni qytetin dhe, nëse doni, një foto.
