Rreth ustait

Rreth ustait

Ardit punon prej 4 vitesh me kondicionerë: montim, servis dhe riparim, në shtëpi, zyra dhe ambiente biznesi. Baza është në Tiranë dhe punon në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Ka qenë drejtues i stafit teknik për kondicionerët në kompaninë Neptun, ku ka punuar me të gjitha markat që kompania tregton. Kjo përvojë i ka dhënë njohje të drejtpërdrejtë me modele dhe sisteme të ndryshme, si dhe me defektet që shfaqen më shpesh tek secila.

Zanatin e ka mësuar përmes kurseve profesionale dhe praktikave më të mira të punës europiane, të cilat i zbaton në çdo punë: vakumim i plotë, test presioni me azot dhe testim me matje para dorëzimit.

Deri sot ka kryer rreth 100 montime dhe ka riparuar mbi 350 pajisje, në repart dhe në terren. Çdo montim ka garanci 3-vjeçare mbi punën.

Vite përvojë
4
Montime të kryera
~100
Pajisje të riparuara, në repart dhe në terren
350+
Garanci mbi montimin
3 vjet

Markat me të cilat punon

Logot dhe emrat janë marka tregtare të pronarëve të tyre. Tregojnë markat me të cilat punojmë, jo partneritet zyrtar.

Flisni drejtpërdrejt me ustain

Kontakto për të marrë një ofertë ose një vlerësim

Telefono