Transparencë

Çmimet dhe garancia

Çmime orientuese "duke filluar nga", çfarë përfshihet dhe çfarë llogaritet veçmas. Oferta përfundimtare jepet me shkrim pas inspektimit.

Çmimet orientuese

ShërbimiDuke filluar ngaPërfshin
Montim standard split150 €Me vakumim, test presioni dhe testim me matje.
Pastrim i plotë i kondicionerit 150 €Filtrat, bateritë, ventilatori dhe kondensata.
Diagnostikim150 €Matje dhe shpjegim i shkakut para riparimit.

Kontaktoni për të marrë çmimin për shërbimin që keni nevojë. Çmimet janë orientuese dhe oferta e saktë jepet pas inspektimit, para se të fillojë puna.

Çfarë përfshin montimi standard

  • Inspektim i ambientit dhe zgjedhja e pozicionit të njësive: qarkullimi i ajrit, largësia nga burimet e nxehtësisë dhe aksesi për servis
  • Montimi i njësisë së brendshme në nivel, mbi pllakën e saj të fiksuar mirë në mur
  • Hapja e vrimës në mur me pjerrësi nga jashtë dhe me mbrojtje të mureve dhe mobiljeve
  • Tuba bakri të izoluar deri në 3 metra, të përkulur me vegël dhe me fllanxha të punuara me fllanxhator
  • Montimi i njësisë së jashtme në nivel, mbi mbajtëse me antivibrim dhe me hapësirë ajrimi rreth saj
  • Lidhja elektrike me kabllo sipas fuqisë së aparatit
  • Tubi i kondensatës me pjerrësi të vazhdueshme dhe provë me ujë që kullon jashtë
  • Shtrëngimi i lidhjeve me çelës dinamometrik, sipas vlerave të prodhuesit
  • Test presioni me azot për të gjetur çdo rrjedhje para hapjes së gazit
  • Vakumim i plotë i linjës me pompë vakumi dhe kontroll me vakummetër
  • Hapja e gazit dhe testim në ftohje dhe ngrohje, me matje temperature dhe presioni
  • Pastrimi i ambientit dhe shpjegimi i përdorimit dhe i mirëmbajtjes

Çfarë llogaritet veçmas

  • Metra shtesë tubi mbi 3 metrat e përfshirë
  • Mbajtëse speciale ose bazament për njësinë e jashtme
  • Punë në lartësi ose me pajisje ngritëse

Garancia mbi punën

Kohëzgjatja3 vjet

Çfarë mbulon

  • Çdo problem që vjen nga montimi
  • Rrjedhje gazi nga lidhjet e montuara nga ne
  • Probleme me tubat, izolimin dhe kondensatën

Çfarë nuk mbulon

  • Defektet teknike të vetë kondicionerit (mbulohen nga garancia e prodhuesit). Edhe për to ofrojmë suport teknik në terren ose në repart, sipas vlerësimit të situatës.

Ofertë / vlerësim

Kontakto për të marrë një ofertë ose një vlerësim