Instalime elektrike
Një instalim i mirë nis me planin: sa qarqe duhen, ku shkojnë prizat dhe dritat, dhe çfarë fuqie do të kenë pajisjet. Kabllot vendosen me seksionin e duhur, çdo qark ka siguresën e vet dhe në fund gjithçka testohet.
Çfarë përfshin
Planifikimi i qarqeve sipas ambienteve dhe pajisjeve Tubacione dhe kabllo me seksion sipas ngarkesës Kuti shpërndarëse, priza dhe çelësa Lidhja me panelin elektrik dhe tokëzimi Testim i çdo qarku para dorëzimit
Kujt i shërben
- Apartamente dhe shtëpi në rikonstruksion
- Ndërtime të reja, para suvasë
- Zyra dhe dyqane
Nga punët tona
Pyetje për këtë shërbim
Kur ia vlen të rinovohet instalimi elektrik?
Kur kabllot janë të vjetra, siguresat hidhen shpesh, prizat ngrohen ose shtëpia po rikonstruktohet. Rikonstruksioni është momenti më i mirë, sepse kabllot kalojnë në mur para suvasë.
A mund të punohet pa thyer gjithë muret?
Shpesh po: një pjesë e kabllove kalon nëpër tubacionet ekzistuese ose në kanalina të jashtme. Pasi e shohim instalimin, ju themi çfarë mund të ruhet dhe çfarë duhet ndërruar.
Shërbime të tjera
Paneli elektrik dhe siguresat
Më shumë: Paneli elektrik dhe siguresatMontim ose përmirësim i panelit, siguresa automatike për çdo qark dhe salvavita për mbrojtjen nga goditja elektrike.
Priza, çelësa dhe ndriçim
Më shumë: Priza, çelësa dhe ndriçimShtim ose zhvendosje prizash dhe çelësash, montim ndriçuesish dhe ndriçim LED brenda dhe jashtë.
Defekte elektrike
Më shumë: Defekte elektrikeSiguresa që hidhen, priza pa rrymë, drita që fiken: gjejmë shkakun me matje dhe e riparojmë.
Keni nevojë për këtë shërbim?
Na shkruani në WhatsApp: shërbimi është i zgjedhur, ju shtoni qytetin dhe, nëse doni, një foto.
