Si të zgjidhni kondicionerin
Llogaritni fuqinë e nevojshme për ambientin tuaj, pastaj krahasoni llojet e sistemeve. Ustai e konfirmon zgjedhjen në vend.
Sa BTU ju duhen?
Plotësoni të dhënat e ambientit: rezultati përditësohet menjëherë. Llogaritja supozon që aparati përdoret edhe për verë edhe për dimër.
Madhësia e rekomanduar
9000 BTU
- Vera (ftohje)
- ~5400 BTU
- Dimri (ngrohje)
- ~2300 BTU
Madhësia mbulon të dy sezonet; e përcakton vera.
Kushtet e llogaritjes
- Dimri deri −3,4 °C, vera deri 35,5 °C
- 1 mur i jashtëm
Vlerë orientuese: nxehtësia që hyn në ditën më të nxehtë dhe që del në natën më të ftohtë të qytetit tuaj (të dhënat klimatike ASHRAE). Llogaritja merr ambientin e zakonshëm: kat i ndërmjetëm, mure pa termokapot, dritare dopio 1/8 e dyshemesë dhe 2 persona. Në katin e fundit, përdhe ose me dritare të vjetra nevoja është më e madhe. Ustai e konfirmon pasi sheh ambientin.
Split, multi-split apo VRF?
Split
Kur ia vlen
Një ose dy ambiente, kur secili ka mur të jashtëm afër.
Avantazhet
- Zgjidhja më ekonomike për një ambient
- Montim i shpejtë
- I pavarur nga aparatet e tjera
Kufizimet
- Një njësi e jashtme për çdo aparat
- Njësia e brendshme duket në mur
Multi-split
Kur ia vlen
Apartamente dhe vila me 2–5 ambiente, kur fasada ka pak vend.
Avantazhet
- Një njësi e jashtme për disa ambiente
- Fasadë më e pastër
- Kontroll i veçantë për çdo dhomë
Kufizimet
- Nëse njësia e jashtme ndalet, ndalen të gjitha kokat
- Kërkon planifikim të linjave që në fillim
VRF/VRV
Kur ia vlen
Hotele, zyra dhe ndërtesa me shumë ambiente që punojnë çdo ditë.
Avantazhet
- Shumë njësi të brendshme në një sistem
- Fuqia rregullohet sipas nevojës së çdo ambienti
- Kontroll qendror
Kufizimet
- Investim fillestar më i lartë
- Kërkon projektim dhe montim të specializuar
Çfarë tjetër ka rëndësi
Inverter apo jo-inverter
Aparati inverter e rregullon fuqinë në vend që të ndizet e fiket vazhdimisht. Mban temperaturë më të qëndrueshme, bën më pak zhurmë dhe zakonisht harxhon më pak energji, sidomos kur punon shumë orë në ditë.
Klasa e energjisë
Etiketa e energjisë tregon efikasitetin në ftohje (SEER) dhe në ngrohje (SCOP). Sa më të larta këto vlera, aq më pak harxhon aparati për të njëjtën punë. Krahasoni vlerat, jo vetëm shkronjën e klasës.
Niveli i zhurmës
Për dhomat e gjumit shikoni zhurmën e njësisë së brendshme në shpejtësinë më të ulët (dB). Edhe montimi ka rëndësi: njësia e jashtme me tampona antivibrim dhe tuba të fiksuar mirë është më e qetë.
Ngrohja në dimër
Nëse do ta përdorni edhe për ngrohje, shikoni fuqinë dhe efikasitetin në temperatura të ulëta jashtë. Në zona të ftohta ka rëndësi modeli; ustai ju këshillon sipas zonës ku jetoni.
Kontaktoni për të marrë çmimin
Ustai vjen, mat ambientin dhe ju thotë cili sistem dhe sa BTU ju duhen.
