Pse nuk ftoh mirë kondicioneri?
Një kondicioner që punon gjithë ditën dhe dhoma mbetet e ngrohtë ka gjithmonë një shkak. Disa i kontrolloni vetë në pak minuta, të tjerët kërkojnë matje.
Kontrollet e para
- Modaliteti dhe temperatura. Sigurohuni që aparati është në ftohje (ikona e borës) dhe jo në ventilim ose "auto".
- Filtrat. Filtrat e zënë nga pluhuri e ulin shumë sasinë e ajrit. Pastrojini dhe provoni sërish.
- Dyert dhe dritaret. Një derë e hapur drejt një ambienti tjetër e shumëfishon ngarkesën.
Shkaqet që kërkojnë ustain
- Mungesë gazi. Gazi nuk harxhohet: nëse mungon, ka rrjedhje. Shenjat janë ajri jo mjaft i ftohtë dhe akulli në tubat e njësisë së jashtme.
- Njësia e jashtme e ndotur ose pa ajrim. Kondensatori i mbuluar me pluhur ose gjethe, ose i vendosur në një kënd pa qarkullim ajri, nuk e nxjerr dot nxehtësinë.
- Ventilator ose kondensator elektrik me defekt. Aparati mund të ndizet, por kompresori ose ventilatori nuk punojnë si duhet.
- Fuqi e vogël për ambientin. Një aparat 9000 BTU në një sallë me shumë diell nuk e arrin dot temperaturën, sado mirë të punojë. Provoni kalkulatorin BTU për një vlerë orientuese.
Pse ka rëndësi diagnostikimi me matje
Rimbushja e gazit "sa për të provuar" është shpesh para e humbur: nëse rrjedhja nuk riparohet, gazi del sërish. Me manometra dhe termometra ustai sheh presionet, temperaturat dhe rrymën, dhe e gjen shkakun para se të ndërrojë ndonjë pjesë.
