Këshilla

Pse më pikon kondicioneri?

· nga Ardit Klima & Elektrik · 2 min lexim

Kur kondicioneri ftoh, nxjerr lagështinë nga ajri. Ky ujë mblidhet në një tabaka brenda njësisë së brendshme dhe del jashtë përmes tubit të kondensatës. Nëse uji pikon nga njësia në mur, diçka e pengon këtë rrugë.

Shkaqet më të shpeshta

  • Tubi i kondensatës pa pjerrësi të mjaftueshme. Tubi duhet të ketë rënie të vazhdueshme deri në dalje. Nëse ngrihet diku, uji ndalet dhe kthehet mbrapsht.
  • Tubi ose tabakaja e bllokuar. Pluhuri, myku dhe insektet formojnë një shtresë që e mbyll daljen, sidomos pas disa sezonesh pa pastrim.
  • Filtrat shumë të ndotur. Ajri kalon me vështirësi, bateria ftohet tepër, formohet akull dhe kur shkrin, uji del jashtë tabakasë.
  • Njësia e brendshme jo në nivel. Një animi i vogël mjafton që uji të derdhet nga ana e gabuar e tabakasë.
  • Mungesë gazi. Me më pak gaz, bateria ngrin. Akulli shkrin kur aparati fiket dhe uji kalon tabakanë.

Çfarë mund të bëni vetë

  1. Fikeni aparatin dhe mbroni murin dhe dyshemenë nga uji.
  2. Pastroni filtrat me ujë të vakët dhe lërini të thahen para se t’i vendosni.
  3. Kontrolloni nëse del ujë nga fundi i tubit të kondensatës kur aparati punon.

Nëse pas pastrimit të filtrave aparati vazhdon të pikojë, problemi është zakonisht te kondensata, te pozicioni i njësisë ose te gazi. Këto kërkojnë vegla dhe matje.

Mos e lini një kondicioner që pikon të punojë për ditë të tëra: uji dëmton suvanë, parketin dhe mund të arrijë te lidhjet elektrike.

Si e zgjidh ustai

Ustai kontrollon pjerrësinë dhe pastron tubin e kondensatës, pastron tabakanë dhe baterinë, kontrollon nivelin e njësisë dhe, nëse ka shenja akulli, mat presionet për të parë nëse mungon gaz. Në një montim të ri, tubi i kondensatës vendoset që në fillim me rënien e duhur: është një nga standardet tona të montimit.

Keni të njëjtin problem?

Na shkruani në WhatsApp dhe dërgoni një foto të aparatit: ju themi hapat e radhës.